ZPS-ja flet për qendrat e ndalimit

ZPS-ja flet për qendrat e ndalimit

Aktuale February 09, 2026 - 13:43

Prokuroria paraqiti një hartë për qendrat e pretenduara të ndalimit të UÇK-së.

Sipas ZPS-së, aty, të ndaluar u paraburgosën në mënyrë arbitrare, u keqtrajtuan, u zhdukën dhe u vranë.

Në periudhën prill 1998 deri në gusht 1999 janë regjistruar 437 incidente të ndalimit, tha ZPS-ja, duke shtuar se këto incidente janë pjesë e aktakuzës.

“Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë që nuk merrnin pjesë në konfliktin e armatosur në kohën e arrestimit të tyre”, tha një prokuror i specializuar.

Sipas prokurorisë në Hagë, në mesin e të ndaluarve kishte edhe forca kundërshtare, por edhe anëtarë të UÇK-së. Viktimat, sipas ZPS-së ishin “shqiptarë të Kosovës, serbë, romë, malazezë boshnjakë, maqedonas, burra, gra dhe fëmijë”, që u mbajtën në qendra me orë, ditë, javë apo muaj.