Uji i liqenit të Badocit, i sigurt për pije
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se uji nga liqeni i Badocit është i sigurt për pije, shkruan Zeri.info.
Sipas IKSHPK-së, analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit tregojnë se vlerat e turbullirës dhe gjithë parametrave të tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko – kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.
“Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga liqeni i Badocit është i sigurt për pije. IKSHPK-ja, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton publikun se nga monitorimet e fundit të cilësisë së ujit të pijshëm në zonën e furnizimit PR03 nga Ujësjellësi i Badocit është vërejtur ulje e dukshme e vlerave të turbullirës.
Analizat laboratorike të realizuara gjatë tri ditëve të fundit në Laboratorin e IKSHPK – së, tregojnë se vlerat e turbullirës dhe gjithë parametrave të tjerë (bakteriologjikë dhe fiziko – kimik) janë brenda kritereve të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ (UA) nr. 10/2021 – “Cilësia e ujit të destinuar për konsum nga njeriu”.
Bazuar në këto rezultate laboratorike dhe në përputhje me UA 10/2021, uji në zonën e furnizimit PR03 nga liqeni i Badocit është i sigurt për pije.
IKSHPK-ja, në bashkëpunim me institucionet përkatëse, do të vazhdojë monitorimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të cilësisë së ujit, duke garantuar transparencë dhe informim të saktë për qytetarët. /Zëri