ZPS-ja thotë se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së shpërndante urdhra
Aktuale
February 09, 2026 - 16:35
Seanca në Hagë shkoi në pushim sërish, por para pushimit, ZPS-ja paraqiti disa dokumente që tha se i janë konfiskuar Jakup Krasniqit, ku pretendohet se shfaqen regjistra të dokumenteve të protokolluara të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Prokurorët thanë se aty paraqiten urdhra që u janë dhënë zonave, që kanë të bëjnë “me brigada konkrete në Pashtrik, Nerodime e Dukagjin. Urdhrat dhe vendimet kanë të bëjnë me unitetin komandues, emërimet, trajnimin, logjistikën, komunikimet dhe autoritetin për të kryer arrestime dhe ndalime”, tha ZPS-ja.
ZPS po ashtu publikoi një dokument që tha se paraqet vulat dhe nënshkrimet e shtatë komandantëve të zonave të UÇK-së, duke pretenduar se Shtabi dhe personat e akuzuar kanë “shpërndarë urdhra”.