Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike, po përballen edhe me dhunë fizike
Shoqata Sindikale e SHFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve sot kanë mbajtur në protestë dyorëshe në shkollë, pas incidentit fizik që ndodhi mes një arsimtari të kësaj shkolle dhe një nxënësi.
Në protestën e mbajtur në këtë shkollë i pranishëm ishte edhe Ymer Ymeri, nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).
Ymeri ka shtuar se sipas SBASHK-ut, ngjarja nuk është paraqitur plotësisht në publik, pasi në media është transmetuar vetëm një pjesë e saj, duke kërkuar nga organet e drejtësisë që ta shqyrtojnë urgjentisht rastin, të dalin me të vërtetën dhe të vendosin masa ndaj prindërve që, sipas tij, përdorin dhunë në shkolla, si dhe të lirohet mësimdhënësi nëse konstatohet se paraburgimi është i padrejtë.
“Ne si SBASHK me t’marrë lajmin që ka ndodhë kjo edhe me reagimin e Shoqatës Sindikale dhe vendimin që kanë marrë këta për ta ndërpre mësimin dyorëshe, menjëherë e kemi përkrahë dhe sot jemi n’mesin e mësimdhënësve, anëtarëve tonë që ta përkrahim veprimin e tyre për ngjarjen që ka ndodhë në këtë shkollë dhe që nuk është ngjarje që është hera e parë që po ndodh, po kanë ndodhë edhe në shkolla tjera. Ka ndodhë që përveç dhunës psikike që po ushtrohen ndaj punëtorëve të arsimit, ndaj mësimdhënësve, nga ana e nxënësve, e shpesh edhe nga ana e prindërve, ka raste edhe kur janë sulmuar fizikisht, sikurse që kemi pa rastin e djeshit, edhe na vjen shumë keq që ka ndodhë kjo zënkë, por, e keqja ma e madhe e kësaj është që ngjarja nuk është paraqitë në mënyrën e duhur krejt si është, po është marrë një pjesë nga fundi i ngjarjes pothuajse, edhe ajo është emitu në mediat. Pastaj ndoshta edhe organet e sigurisë mbas ndikimit të këtyre ngjarjeve të skenuara, të paraqitura këtu, kanë kërkojmë nga organet e drejtësisë që sa më shpejt, urgjentisht ta shqyrtojnë rastin, të dalin me të vërtetën dhe ta lirojnë arsimtarin, të marrin masa ndaj prindërve të nxënësve të cilët përdorin dhunë n’shkollë”, tha Ymeri.
Ai ka bërë të ditur se Sindikata mbështet vendimin e mësimdhënësve që protesta të kufizohet vetëm në dy orë dhe të mos ndërpritet tërësisht mësimi, duke theksuar se disa shkolla të tjera kanë shprehur solidaritet me ndërprerje simbolike të orëve.
Ymeri ka paralajmëruar se, nëse rasti nuk sqarohet shpejt, veprimet sindikale mund të përshkallëzohen, duke kërkuar përgjegjësi nga institucionet, duke përfshirë Ministrinë e Arsimit.
“Përndryshe, na jena n’përkrahje të mësimdhënësve të kësaj shkolle. i falënderojmë që me gjithë at’ ngjarjen e rëndë ka ndodhë, e kanë pas parasysh mësimin dhe nxënësit dhe kanë vendosë që ta mbajnë vetëm dy orë protestë dhe grevë, nuk kanë vendosë që ta ndërpresin tërësisht mësimin. Shkollat tjera, disa janë solidarizue me një orë mësim, me një orë ndërprerje të mësimit me këtë shkollë. Nëse ngjarjet nuk sqarohen shpejt dhe nuk lirohet mësimdhënësi, mund të që nga dita e nesërme mund të përshkallëzohet kjo formë e veprimit sindikal. Urojmë që sa më shpejt, urojmë që sa më shpejt organet e drejtësisë ta marrin në shqyrtim të drejtën, ta lirojnë arsimtarin dhe të marrin masa edhe njëherë po e përsërit ndaj prindve që sjellin në këtë formë fëmijët n’shkollë, organizohen me dhjetëra nxënësit, vijnë n’sallë dhe sulmojnë arsimtarin. Kjo nuk ka mbet’ ma t’jetë shkollë, por njëfar’ lloji, me përgjegjësia është që nga Ministria e Arsimit e tutje”.
“Veprimet sindikale dihet cilat janë sindikale, do t’ndërprejmë mësimin deri në zbardhjen e rasteve dhe deri në masën e, marrjen e masave, zbatimin e rregulloreve. Nuk munden nxënësit me i sulmu mësimdhënësit”, tha ai. /eo