Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së

Prokuroria: Të akuzuarit patën rol të fortë kolektiv në Shtabin e UÇK-së

Aktuale February 10, 2026 - 09:59

Prokuroria e ka nisur fjalën e vet, duke thënë se të akuzuarit kanë pasur rol të fortë kolektiv si anëtarë kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Në rolet që kishin, ishin në gjendje të shpërndanin qëllimin e përbashkët kriminal, të koordinonin veprimet e tyre dhe mohuan veprat penale, në mënyrë që t'i gënjenin ndërkombëtarët”.

Hashim Thaçi përshkruhet si njëri prej themeluesve të UÇK-së, duke cituar disa deklarata të Azem Sylës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë në sallën e gjyqit.