Osmani thërret seancën konstituive të Kuvendit për nesër
Aktuale
February 10, 2026 - 11:00
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00.
Vendimi është marrë pas konsultimeve me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend, duke u bazuar në nevojën urgjente për krijimin e institucioneve të reja, miratimin e buxhetit të shtetit dhe ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Nga Presidenca bëhet e ditur se thirrja e seancës është bërë në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, si hap i domosdoshëm për funksionalizimin e institucioneve shtetërore pas zgjedhjeve. /Zëri