Seanca konstituive në ora 17:00, marrëveshje për votimin në pako të nënkryetarëve
Foto: Laura Hasani

Seanca konstituive në ora 17:00, marrëveshje për votimin në pako të nënkryetarëve

Aktuale February 10, 2026 - 19:00

Kryetari në detyrë i Kuvendit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se partitë politike kanë arritur konsensus të plotë për mënyrën e procedimit në seancën e radhës, duke përfshirë votimin e kryetarit të Kuvendit, pesë nënkryetarëve dhe vazhdimin me procesin e formimit të Qeverisë.

Ai njoftoi se seanca do të mbahet nesër në ora 17:00, pas ndryshimit të orarit me kërkesë të nënkryetares të PDK-së, Vlora Çitaku, për shkak të fjalës përfundimtare në Hagë, duke shtuar se ky vendim është marrë në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike.

Image

“Pas gjitha diskutimeve ka pasur një konsensus të plotë të të gjitha partive politike që ka ardhur si propozim i të gjitha partive politike. Propozimi i tyre ka qenë i qartë që të shihet në votim në pako, pesë nënkryetarët të votohen në pako. Ka pasur konsensus për votimin e kryetarit, votimin e pesë nënkryetarëve. Pastaj të vazhdohet edhe me votimin e Qeverisë, pastaj na presin edhe votimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Data mbetet nesër, ora ka ndryshuar, kjo ka qenë me kërkesë të nënkryetares Vlora Çitaku, kjo ka qenë për shkak të fjalës përfundimtare në Hagë, në pajtueshmëri me të gjitha partitë politike seanca është vendosur që të mbahet në orën 17:00”, tha ai.