Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli para Gjykatës
Foto: Laura Hasani

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli para Gjykatës

Aktuale February 11, 2026 - 08:21

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot mbahet seanca e radhës në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Para Gjykatës do të paraqiten i dyshuari kryesor për këtë vrasje, bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë, Kushtrim Kokalla dhe Granit Plava.

Në seancën e 29 janarit, Murseli tha para trupit gjykues se nuk ka pasur asnjë marrëveshje për ta vrarë Liridonën.

Ai mohoi të ketë qenë i përfshirë në ngjarje.