Konstituimi i Kuvendit, Arifi: S’ka asnjë arsye të shtyhet ky proces
Foto: Laura Hasani

Konstituimi i Kuvendit, Arifi: S’ka asnjë arsye të shtyhet ky proces

Aktuale February 11, 2026 - 08:44

Sot me fillim nga ora 17:00 të zgjedhurit e popullit do të mblidhen në mënyrë që të konstituojnë Kuvendin e Kosovës, pas procesit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Ish-anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Arifi tha se nuk ka asnjë arsye që formimi i institucionit legjislativ të shtyhet.

Sipas tij, është mirë që të gjitha partitë politike janë grumbulluar që t’i krijojnë institucionet sa më shpejt.

“Nuk ka asnjë arsye pse me u shty, votat i ka, shumicën e ka marrë, domethënë nuk do të duhej të kishte befasi për të keq. Është mirë që i kanë evituar ato procedurat e regjistrimit të deputetëve, sepse koha është shumë e shkurtës, më 4 mars duhet të zgjidhet presidenti, dhe është mirë që janë grumbulluar që t’i formojnë institucionet sa më shpejtë që të jetë e mundur”, tha Arifi.

Ai shtoi se votimi i nënkryetarëve në pako, është një strategji e re e paparë më herët.

Nga ana tjetër, gazetari Vullnet Krasniqi është shprehur i bindur se vendi i ka ikur një krize të re institucionale.

“E kaluam rrezikun. Rreziku ka qenë që nëse kishim arritur 1 marsin pa buxhet”, tha Arifi. /klankosova