Mishetiq: Shpallja e Thaçit fajtor do të përbënte padrejtësi ligjore dhe historike

Mishetiq: Shpallja e Thaçit fajtor do të përbënte padrejtësi ligjore dhe historike

Aktuale February 11, 2026 - 10:28
“Padrejtësi ligjore dhe historike”, Mishetiqi: Prokuroria po synon ta fajësojë një grup të armatosur që funksionoi për disa muaj

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, ka kritikuar ashpër qasjen e Prokurorisë në proces.

Ai ka thënë se ata po duan ta nxjerrin Thaçin fajtor, përderisa as udhëheqësit serbë nuk u dënuan për kontroll efektiv.

“Deri më tani, jurisprudenca e tribunaleve ka konkluduar se NATO-ja ka ndërhyrë ushtarakisht në Kosovë, në përgjigje të Ndërmarrjes Kriminale Serbe. ZPS-ja kërkon juve që UÇK-ja ishte ajo që kishte administratorja e një NPK-ja muaj apo vite më përpara, e jo marsi 1998. TPNJ-ja ka konkluduar se ishte udhëheqësi serb, Milutinoviq, nuk kishte përgjegjësi penale në Kosovë, pasi ishte figurë politike që nuk pati kontroll në forcat e RFJ-së, dhe nuk ka dhënë kontribut të ndjeshëm në NPK. ZPS-ja po kërkon nga ana e juaj të konkludoni pavarësisht se një udhëheqës serb i shtetit të organizuar nuk ka pasur përgjegjësi penale për krime të luftës e krime kundër njerëzimit, ju duhet të konkludoni se udhëheqësi i shqiptarëve të Kosovës, një grup i armatosur për disa muaj, ka pasur kontroll e përgjegjësi. Kjo do të ishte padrejtësi historike”, tha Mishetiqi.