Haziri: Nuk është vendosur ende se kush do të jetë shef i Grupit Parlamentar të LDK-së
Foto: Laura Hasani

Haziri: Nuk është vendosur ende se kush do të jetë shef i Grupit Parlamentar të LDK-së

Aktuale February 11, 2026 - 14:05

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka deklaruar se ende nuk është marrë vendim lidhur me emrin e shefit të Grupit Parlamentar të kësaj partie.

I pyetur nëse LDK-ja ka përcaktuar se kush do ta drejtojë Grupin Parlamentar në legjislaturën e re, Haziri u shpreh shkurt: “Nuk është vendos ende”.

Ai nuk dha detaje të tjera, ndërsa pritet që vendimi të merret në kuadër të strukturave të partisë para konsolidimit të plotë të Grupit Parlamentar. /blic