“Thaçi njohu dhe respektoi autoritetin e UNMIK-ut”

“Thaçi njohu dhe respektoi autoritetin e UNMIK-ut”

Aktuale February 11, 2026 - 14:26

Pas përfundimit të luftës në Kosovë dhe largimit të popullatës serbe, strukturat qeveritare pësuan kolaps, pasi sipas mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi, ato ishin të dominuara nga serbët dhe mbetën jofunksionale.

Në këtë situatë, u tha se ishte e arsyeshme që shqiptarët e Kosovës, përfshirë përfaqësues të qeverisë së përkohshme dhe UÇK-së, të angazhoheshin për rikthimin e funksionimit të shoqërisë.

“Kur lufta përfundoi dhe popullata serbe u largua nga Kosova, strukturat qeveritare kolapsuan pasi predominoheshin prej serbëve, në këtë realitet është mundësia e arsyeshme që shqiptarët e Kosovës, përfshirë këtu edhe ata që ishin pjesë të qeverisë së përkohshme dhe UÇK-së, të përpiqeshin që shoqëria të punonte sërish. U dëshmua që UÇK-ja u mundua të gjente shqiptarë që të ushtronin shërbimet bazë, pasi pas kohës së largimit të serbëve nuk mbeti asgjë që funksiononte”, tha avokatja e ish-presidentit të Kosovës, Nina Tavakoli.

Ajo theksoi se Thaçi më pas njohu dhe respektoi autoritetin e UNMIK-ut, dhe kjo, siç potencoi avokatja, e konfirmoi edhe Kouchneri.

“Ne nuk e mohojmë se në ditët e para të misionit të UNMIK-ut, Thaçi u mundua të krijojë një rol për qeverinë e përkohshme, por në fund ai iu drejtua bashkëpunimit me UNMIK-un. Të paktën ka pasur 3 qeveri në Kosovë në atë kohë, qeveria e përkohshme, qeveria e Bukoshit dhe zyra e qeverisë serbe në Prishtinë. Asnjëra prej tyre nuk ishte ligjore. Por ZPS pretendon se dy qeveritë e tjera ishin mjet i NPK-së, por thonë se LDK-ja ishte viktimë e NPK-së.

“Thaçi njohu dhe respektoi autoritetin e UNMIK-ut, gjë që u konfirmua edhe nga Kouchneri”, tha avokatja Tavakoli.