LVV-ja pritet ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

LVV-ja pritet ta propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit

Aktuale February 11, 2026 - 15:00

Lëvizja Vetëvendosje pritet të propozojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit të Kosovës. Kështu merr vesh Telegrafi nga burime të saj.

Ndërkaq, seanca konstituive e legjislaturës së dhjetë do të mbahet sot prej orës 17:00.

Albulena Haxhiu në legjislaturën e kaluar nuk ka siguruar votat e nevojshme për të marrë postin e kryeparlamentares.

Ndryse, pas konstituimit të Kuvendit, zyrtarë të lartë të LVV-së kanë theksuar se do të thërrasin edhe një seancë tjetër gjatë mbrëmjes për formimin e qeverisë.