LIVE | Betohen deputetët
Foto: Laura Hasani

 LIVE | Betohen deputetët

Aktuale February 11, 2026 - 18:05
I plotësuar

Kuvendi i Kosovës është duke vazhduar seancën konstituive sipas rendit të ditës.

Pas formimit të komisionit për verifikimin e mandateve, deputetët kanë bërë betimin solemn, transmeton Zeri.info.

  • Nis seanca, formohet komisioni për verifikimin e mandateve të deputetëve
    Image

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën konstituive.

Seanca ka nisur me pikën e parë nga rendi i ditës, e që është; Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, transmeton Zeri.info.

Proformimit të komisionit kanë votuar 118 deputetët e pranishëm në seancë.

  • Komisioni përbehet nga këta emra:

Adnan Rrustemi - LVV

Përparim Gruda - PDK

Armend Zemaj - LDK

Sërgjan Popoviq -  Lista Serbe 

Albana Bytyqi - AAK

  • LDK-ja paralajmëron: Nuk do të votojmë pa marrëveshje politike
Image

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, tha se i takon partisë fituese - Lëvizjes Vetëvendosje - të sigurojë votat për formimin e institucioneve dhe të mos vazhdojë me bllokada si vitin e kaluar.

Ai paralajmëroi se LDK-ja nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryetar të Kuvendit pa një marrëveshje politike mes partive.

“Asnjëherë nuk i kemi lidhur vendimet tona me emra të përveçëm; krejt çka kemi thënë është se pa marrëveshje politike ne nuk votojmë asnjë kandidat”, tha Zemaj para nisjes së seancës konstituive.

  • Rashiq: Besoj që do të jem i propozuar për ministër
    Image

Nenad Rashiq, deputet i zgjedhur nga komuniteti serb, ka paralajmëruar se do të jetë ministër për Komunitete dhe Kthim.

Në një prononcim për mediat para se të hynte në sallën e Kuvendit për seancën konstituive, ai tha se beson që propozimi i Kurtit do të jetë me emrin e tij në të për ministër.

“Ende nuk kemi dëgjuar ekspozenë e kryeministrit, por sikur dy herë më parë, kam qenë i propozuar për ministër për Komunitete dhe Kthim, dhe besoj që do të mbetet propozimi i njëjtë”, u shpreh Rashiq.

Ai tha se do të votojë pro kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Rashiq tha se vendimi Kushtetueses duhet të respektohet, për sa i përket çështjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb./kk

  • Haradinaj me deputetët e tij, të parët në sallë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qenë i pari që bashkë me deptuetët e tij ka ardhur në sallën e Kuvendit.

Pas pak deputetët do të mblidhen për të knstituar Kuvendin e Kosovës

Rendi i ditës:

Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;

Betimi i deputetëve;

Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit;

Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Image

Image

Image
  • 16:30 Seancën konstituive sot do ta drejtojnë Dehari dhe Taçi
Image

Deputetët pritet të mblidhen këtë të mërkurë në orën 17:00, për të konstituar Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Seanca konstituive do të udhëhiqet nga deputeti më i moshuar që është Avni Dehari nga LVV-ja dhe deputetja më e re, Fatma Taçi nga KDTP-ja, shkruan Zeri.info.

Tashmë është konfirmuar nga LVV-ja, se kryetare e Kuvendit do të propozohet Albulena Haxhiu, derisa edhe nënkryetarët do të votohen në pako.