Hajdari flet pasi mbeti jashtë nga qeveria e re, tregon se a ishte aktakuza shkak i kësaj
Aktuale
February 11, 2026 - 23:33
Ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së re “Kurti 3”.
E pyetur nga gazetarët për mungesën e saj në përbërjen e re qeveritare, Hajdari uroi ekzekutivin dhe ministren e re të këtij dikasteri, Mimoza Kusari.
“Unë ju uroj shumë suksese qeverisë së re. Jam mese e lumtur që kolegia ime Mimoza Kusari e ka postin e ministres së Industrisë, Tregtisë. Nuk është patjetër një me qenë, duhet me qenë një kombinim i bukur”, deklaroi ajo.
Hajdari hodhi poshtë pretendimet se mos-emërimi i saj lidhet me aktakuzën për rezervat shtetërore.
“Jo, asnjëherë”, u shpreh ajo, duke mohuar që çështja në fjalë të ketë ndikuar në vendimin për të mos qenë pjesë e kabinetit të ri qeveritar.