BE-ja mirëpret formimin e institucioneve në Kosovë, Terrasi: Qeveria funksionale hap rrugën drejt familjes evropiane
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, ka uruar kryeministrin Albin Kurti dhe qytetarët e Kosovës për formimin e qeverisë së re, duke theksuar se paraliza politike ka marrë fund.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Terrasi shkruan: “Urime kryeministrit Albin Kurti dhe qytetarëve të Kosovës për formimin e qeverisë së re. Paraliza politike më në fund ka marrë fund”.
Terrasi ka theksuar se një qeveri funksionale është thelbësore për të avancuar në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe për të aktivizuar mbështetje financiare shumë të nevojshme.
“Kosova i përket familjes së Bashkimit Evropian”, ka shkruar Terrasi.
Të mërkurën, më 11 shkurt, u konstituua Kuvendi i ri i Kosovës dhe u votua qeveria e re, me Albin Kurtin në krye.
Institucionet e reja formohen pas pothuajse një viti me Qeveri në detyrë dhe Kuvend gati tërësisht jofunksional.
Kjo pasi Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit, pas zgjedhjeve të shkurtit 2025, nuk pati vota të mjaftueshme për të krijuar qeverinë, por këtë e arriti pas zgjedhjeve të dhjetorit të po atij viti, në të cilat fitoi 57 mandate.
Congratulations to @albinkurti and @kosovo on forming a new government. The political paralysis is finally over.
— Riho Terras (@RihoTerras) February 12, 2026
A functioning government is essential to advance on the EU path and unlock much-needed financial support.
ë belongs to the ë family.@EPPGroup @Europarl_EN pic.twitter.com/UDQAYfyoYT