Ashkalinjtë sot festojnë Ditën e Flamurit

Ashkalinjtë sot festojnë Ditën e Flamurit

Aktuale February 15, 2026 - 09:10

Data 15 shkurt shënon Ditën e Flamurit për komunitetin ashkali në Kosovë.

Kjo ditë në Kosovë ka filluar të shënohet që nga viti 2003, shkruan Zeri.info.

Megjithëse ka shumë kohë që ky komunitet është pjesë e shoqërisë kosovare, ende nuk janë të integruar plotësisht.

Shumë prej tyre jetojnë në kushte të rënda ekonomike dhe po ashtu nuk vijojnë shkollimin. /Zëri