OVL UÇK-ja përkujton dëshmorët që ranë gjatë muajit shkurt
Aktuale
February 15, 2026 - 11:11
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka përkujtuar dëshmorët e rënë gjatë muajit shkurt në luftën e vitit 1999.
Ata thanë që këta dëshmorë janë historia e vendit, raporton Zeri.info.
“Ne i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare”, thuhet në përkujtim.
Të rënët gjatë shkurtit janë:Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj./Zëri