Kurti në Mynih, takime bilaterale mbi sigurinë e bashkëpunimin ndërkombëtar

Kurti në Mynih, takime bilaterale mbi sigurinë e bashkëpunimin ndërkombëtar

Aktuale February 15, 2026 - 20:01

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën e 62-të të Sigurisë në Mynih (MSC), ku zhvilloi takime bilaterale dhe biseda me udhëheqës ndërkombëtarë.

Sipas postimit të tij në Facebook, Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, dhe ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Në fokus të bisedimeve ishin siguria dhe mbrojtja, bashkëpunimi bilateral, progresi demokratik dhe zhvillimi ekonomik.

Bëhet e ditur se ai zhvilloi takime me udhëheqës nga Kroacia, Gjermania, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me përfaqësues të OKB-së, duke përfshirë Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovië; Ministrin e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Espen Barth Eide; senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy, Thom Tillis dhe Ruben Gallego; si dhe Administratorin e UNDP, Alexander De Croo.

Kurti theksoi arritjet e Kosovës në pesë vitet e fundit dhe planet për mandatin e ri qeverisës, duke nënvizuar rritjen e investimeve në polici dhe ushtri në bashkëpunim me partnerët perëndimorë për forcimin e sigurisë, sundimit të ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar.