Sot, seanca e Kuvendit për buxhetin e vitit 2026
Aktuale
February 16, 2026 - 08:13
Sot do të mblidhen deputetët e Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e seancës së jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit.
Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, u vendos që kjo seancë të mbahet nga ora 10:00, raporton Zeri.info.
Kujtojmë se gjatë seancës së kaluar votimi i buxhetit për vitin 2026 pati kundërshtime dhe se opozitarët kërkuan më shumë kohë për ta shqyrtuar materialin.
Buxheti i propozuar është në vlerë prej 4 miliardë eurosh. /Zëri