Avokati: ZPS-ja gabimisht po përpiqet ta lidhë praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime

Avokati: ZPS-ja gabimisht po përpiqet ta lidhë praninë e Krasniqit në vendet ku thotë se janë kryer krime

Aktuale February 16, 2026 - 11:01

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, po paraqet fjalët përmbyllëse në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

“Kryerja e krimeve nga anëtarë të policisë ushtarake, nuk është provë sipas nesh, që zotëri Krasniqi të ketë luajtur rol në këtë rregullore dhe që ky rol të ketë pasur kontribut të konsiderueshëm në kryerjen e krimeve”, tha Ellisi.

Nga ana tjetër, avokati tha se Prokuroria e Specializuar, në dosjen përfundimtare, sipas tij, në mënyrë të gabuar përpiqet të lidh praninë e Krasniqit në disa vende krimesh të pretenduara, me krimet e kryera.

“Pa dhënë një dëshmi të vetme, apo provë të vetme nëse prania e tij ka kontribuuar në ndonjë mënyrë në kryerjen e krimeve”, shtoi ai.