Kurti: Do t’i fillojmë konsultimet për presidentin
Foto: Laura Hasani

Kurti: Do t’i fillojmë konsultimet për presidentin

Aktuale February 16, 2026 - 11:03

Para seancës së Kuvendit, ku do të shqyrtohet buxheti për vitin 2026, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se do të fillojnë edhe konsultimet për president.

“Do të fillojmë konsultimet për presidentin ose presidenten e Kosovës”, u shpreh ai për RTV21.

Kujtojmë se data e fundit për të propozuar emrin e presidentit është 4 marsi, në të kundërtën vendi shkon sërish në zgjedhje.