“Ndërrojeni Nenin 31”, Gruda thotë se ka shkelje kushtetuese në buxhetin e propozuar për vitin 2026

“Ndërrojeni Nenin 31”, Gruda thotë se ka shkelje kushtetuese në buxhetin e propozuar për vitin 2026

Aktuale February 16, 2026 - 14:35

Përparim Gruda i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se në Nenin 31 në Projektbuxhetin 2026 ka dispozitë antikushtetuese dhe i ka kërkuar ministrit të Financave Hekuran Muratit që ta ndërrojë përmbajtjen.

Në rast të mosndërrimit, Gruda tha se veçse do të ngarkohet edhe më tej buxheti pasi shtesa prej 0.5% për - përvojë ndaj shërbyesve civilë që është me Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese vlen prej momentit të dhënies së Aktgjykimit e jo nga 1 janari siç është shënuar në dokumentin qeveritar.

“E para, këtu e keni një dispozitë antikushtetuese. Dhe këtë duhet me ndërru. Nenin 31. Te shtesa prej 0.5% te shërbyesit civilë. Gjykata Kushtetues në Aktgjykimin që citoni këtu, 2024, aty thuhet që duhet me ia pagu 0.5% secilit për përvojë pune, edhe ka dhënë obligim me ndërru Ligjin e Pagave. E meqenëse ju Ligjin e Pagave nuk e keni ndërru, ju keni shti dispozitë që hyn në fuqi nga 1 janari, por ju duhet mi pagu edhe dy vite tjera, 25 dhe 24. Prandaj i shkelni të drejtat e njeriut të shërbyesve civilë dhe shkelni aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, aktgjykim i cili thotë se duhet të paguhen nga momenti kur Gjykata ka vendosur dhe përveç se duhet të reflektohet këtu, Ministria duhet me vendos atë pjesë. U dasht qe dy vite, s’ka ndodh, duhet tash. Duhet jo nga 1 janar, por nga data e aktgjykimit, se ashtu thuhet. Sado që i bjen me kosto. Nëse nuk ua paguani, të jeni të sigurtë, se unë i kam pa që janë angazhu këta të administratës, kanë me dërgu raste në gjykata të rregullta dhe kanë me marrë edhe interesin, kështu që mos e ngarkoni më shumë buxhetin, por paguani sa u takon me ligj sepse ata kanë me i marrë”, tha Gruda.