Buxheti 2026, Behrami: Asnjë kontraktim me kompani lobuese amerikane, Serbia me dhjetëra miliona euro

Buxheti 2026, Behrami: Asnjë kontraktim me kompani lobuese amerikane, Serbia me dhjetëra miliona euro

Aktuale February 16, 2026 - 15:18

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Artan Behrami, në seancën ku po shqyrtohet në lexim të parë Projektbuxheti 2026, ka kritikuar propozimin e Qeverisë se aty nuk ka përmbajtje në rrafshin e politikës së jashtme.

Mungesa e kontratave me kompani lobuese amerikane ishte ajo në çka u ndal të theksojë Beherami.

Ndërsa Serbia, tha ai, paguan dhjetëra miliona euro për lobim në SHBA.

“Në këtë buxhet s’ka as një ndarje për lobim, për shtim të njohjeve, për përfaqësim strategjik në arenë ndërkombëtare, për forcim të njohjes së Kosovës në botë. Dhe tash e gjashtë vite nuk ka asnjë kontraktim të ndonjë firme lobuese amerikane për t’u siguruar zëri ynë që të dëgjohet te ligjvënësit dhe administrata amerikane. Kosova tash e 6 vjet nuk ka siguruar kontratë me asnjë kompani amerikane për të siguruar se jemi partner i besuar për investitorët amerikanë.

Bazuar në këtë buxhet, nuk ka as kompani të kontraktuar amerikane për t’u siguruar që mbrojtja e partneritetit me SHBA-në mbështetja në sektorin e sigurisë dhe forcimi i ushtrisë të bëhet. Edhe një shtet si Gjermania në Amerikë paguan firma lobuese amerikane. Edhe Franca paguan firma lobuese amerikane, edhe Turqia. Serbia investon dhjetëra miliona euro në kompani lobimi amerikane. Paramendoni edhe Rusia e cila teknikisht është në luftë me Perëndimin, kontrakton kompani të tilla. Madje edhe Irani. E Kosova e izoluar, me patjetër duhet aranzhim të tillë sa më parë”, tha Behrami.