18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re të Kuvendit
Foto: Laura Hasani

18-vjetori i Pavarësisë, kjo është agjenda e kryetares së re të Kuvendit

Aktuale February 16, 2026 - 18:56

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, do të zhvillojë disa takime.

Sipas agjendës, nesër me fillim të orës 14:00, kryeparlamentarja e pret në takim nënkryetarin e Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj.

Ndërsa në orën 15:35, ajo do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj.