Krerët e shtetit, homazhe në Prekaz në 18-vjetorin e pavarësisë
Aktuale
February 17, 2026 - 10:19
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentarja Albulena Haxhi, kryeministri Albin Kurti, ministra e deputetë të Kuvendit në 18-vjetorin e pavarësisë kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në nderim të sakrificës së familjes Jashari për lirinë e Kosovës.
Më herët krerët e shtetit kanë bërë homazhe te Pllaka përkujtimore e fëmijëve të vrarë gjatë luftës e te Monumenti i të Pagjeturve.
Gjithashtu, kanë vendosur kurora lulesh te varret e ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe veprimtarit Adem Demaçi.