Ish-luftëtarja e UÇK-së: Bashkëluftëtarëve po u bëhet padrejtësi, pjesëmarrja në këtë marsh - mesazh për këdo që dyshon në rezistencën tonë
Aktuale
February 17, 2026 - 15:13
Ish-luftëtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shqipe Krasniqi, tha se nuk kërkojnë mëshirë por “drejtësi të vërtetë, pa politikë”, për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Ajo tha se “drejtësia duhet të jetë e pandikuar”.
Krasniqi tha se pjesëmarrja e madhe e qytetarëve në këtë marsh është “mesazh për secilin që dyshon në rezistencën tonë”.
“Sot bashkëluftëtarët e mi po përballen me padrejtësi nga Gjykata Speciale. Kjo na dhemb të gjithëve. Na dhemb sepse prek kujtesën tonë, prek sakrificën tonë”, tha ajo.