Djali i Xhavit Hazirit: Jemi zë që nuk frikësohet, që s’do të ndalet

Djali i Xhavit Hazirit: Jemi zë që nuk frikësohet, që s’do të ndalet

Aktuale February 17, 2026 - 15:20

Xhavit Haziri është në mesin e 1600 shqiptarëve të zhdukur nga Serbia, fati i të cilëve ende nuk dihet.

Çlirimi, djali i veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, mbajti një fjalim të fuqishëm në marshin e organizuar në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ai tha se ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri.

“Ne jemi një zë që nuk blihet, një zë që nuk frikësohet, një zë që nuk do të ndalet. Ata që luftuan për këtë tokë, nuk kërkuan pushtet por kërkuan liri dhe liria nuk vije në bankën e turpit. Lufta e UÇK-së, ishte luftë për mbijetesë dinjitet të kombit”, deklaroi ai para mijërave pjesëmarësve në këtë protestë. /klankosova