Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në Ballkan
Foto: Laura Hasani

Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në Ballkan

Aktuale February 17, 2026 - 15:21

Deputetja britanike Alicia Kearns ka thënë se është një gëzim i vërtetë të jetë në Kosovë për të festuar 18-vjetorin e Pavarësisë.

“Miqtë e Kosovës duhet të qëndrojnë pranë saj në mbrojtje të vetëvendosjes, paqes dhe sigurisë sonë të përbashkët. Një fener i demokracisë në një rajon të vështirë, ne nuk mund të rrimë duarkryq, ndërsa ambiciet imperialiste kërcënojnë sigurinë në mbarë Ballkanin”, ka shkruar ajo në X.