Mali i Zi uron Kosovën: Riafirmojmë angazhimin tonë për forcim të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë
Foto: Laura Hasani

Mali i Zi uron Kosovën: Riafirmojmë angazhimin tonë për forcim të bashkëpunimit e fqinjësisë së mirë

Aktuale February 17, 2026 - 15:29

Ministria e Jashtme e Malit të Zi ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë.

Përmes një postim në platformën “X”, MPJ-ja e Malit të Zi tha se do të vazhdojnë angazhimin për forcim bashkëpunimi e fqinjësi të mirë.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, i shprehim urimet tona të sinqerta Qeverisë dhe popullit të Kosovës. U urojmë përparim të vazhdueshëm, stabilitet dhe prosperitet dhe riafirmojmë angazhimin tonë për forcimin e bashkëpunimit dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë”.