“Liria ka emër” publikon pamje nga droni, numër masiv i protestuesve [video]
Aktuale
February 17, 2026 - 15:50
Platforma “Liria ka emër” ka publikuar pamje nga droni gjatë marshit protestuesit në nder të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që po gjykohen në Hagë.
Në bazë të pamjeve, shihet se pjesëmarrës ishin qindra mijëra qytetarë, shkruan Insajderi.
“Kosovë – TË DUA! LIRI për ÇLIRIMTARËT! Faleminderit nga zemra secilit”, thuhet në postimin e platformës “LIRIA KA EMËR”.
Para pak çastesh ka përfunduar marshi “Drejtësi, jo politikë” në sheshin e Prishtinës.