Osmani: Rrofsh për jetë e mot, Kosova jonë e dashur [video]
Foto: Laura Hasani

Osmani: Rrofsh për jetë e mot, Kosova jonë e dashur [video]

Aktuale February 17, 2026 - 16:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shpërndarë pamjet nga aktivitetet e sotme për nder të Pavarësisë së Kosovës.

Gjatë ditës janë bërë homazhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova, te ai i Adem Demaçit, dhe në Prekazin historik.

Po ashtu, krerët e shtetit kanë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore të fëmijëve të vrarë gjatë luftës në Kosovës.

“Sot, flamuri i Kosovës valon mbi çdo qytet dhe çdo fshat të Kosovës. Ai simbolizon sakrificën e brezave, guximin e vajzave dhe djemve të UÇK-së dhe amanetin që na kanë lënë dëshmorët e kombit. Le të mbajmë lart flamurin e Kosovës, flamurin e lirisë dhe sakrificës. Le të përulemi përpara kujtimit të heronjve tanë dhe ta vazhdojmë rrugën e tyre me krenari, guxim dhe dashuri për atdhe! Rrofsh për jetë e mot, Kosova jonë e dashur”, ka shkruar presidentja e vendit në llogarinë e saj në Facebook.