QKMK-ja me njoftim për shoferët e kamionëve që nisen nga Kosova drejt Malit të Zi
Aktuale
February 18, 2026 - 09:57
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga nga Kosova drejt Malit të Zi mbetet e bllokuar për kamionë, për shkak të gjendjes së rrugës në anën e tyre.
Sipas njoftimit të QKMK-së, rruga për automjetet e udhëtarëve është e hapur dhe qarkullimi zhvillohet me pajisje dimërore.
“Ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren dhe pritet që rruga të hapet edhe për kamionë. Pjesa e rrugës që mirëmbahet nga ana jonë është e kalueshme dhe pa probleme”, thuhet në njoftim. /Zëri