Dixon: Me prova të patestuara s’mund të marrësh vendim fajësie, argumentet ndaj Veselit të pabaza

Dixon: Me prova të patestuara s’mund të marrësh vendim fajësie, argumentet ndaj Veselit të pabaza

Aktuale February 18, 2026 - 11:19

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës Kadri Veseli, Rodney Dixon po i thotë fjalët përfundimtare në gjyqin e madh ndaj Thaçit dhe të tjerëve.

Ai ka akuzuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar, se për të, ligji dhe rregullat janë të pavolitshme.

“Ne e kuptojmë se ligji për [ZPS] është i pavolitshëm”, u shpreh ai.

Ndërkohë, ai përmend një rregull se provat që nuk janë testuar, nuk mund të përdoren assesi si bazë e vetme për të dalë me vendim fajësie.

“Konfirmimi është gjithmonë në varësi të rregullës 144, që ndalon pa përjashtim përdorimin e provave të patestuara si bazën e vetme për të dalë me vendim fajësie. Të gjitha argumentet ndaj zotëri Veselit janë të pabazuara”, tha Dixon.