Po të mos ishte NATO-ja, s’do të kishte liri e as pavarësi - thotë Thaçi

Po të mos ishte NATO-ja, s’do të kishte liri e as pavarësi - thotë Thaçi

Aktuale February 18, 2026 - 14:35

“Po të mos ishte NATO-ja, nuk do të kishte liri të Kosovës”, kështu tha Hashim Thaçi në sallën e Gjykatës Speciale, ku po gjykohet për më shumë se pesë vjet për luftën çlirimtare.

Ai tha se luftën e nisi Sllobodan Millosheviqi, ndërsa kosovarët po vetëmbroheshin.

“Isha në kontakt me zyrtarët e administratës amerikane. Sllobodan Millosheviq e nisi luftën në Kosovë, ne kosovarët po vetëmbroheshim. Por luftën mund ta përfundonte vetëm NATO-ja dhe askush tjetër”.

“Dhe ashtu ndodhi, po të mos ishte intervenimi i NATO-s, nuk do të kishte liri të Kosovës, dhe as pavarësi”, tha Thaçi.