Veseli: Nuk ka asnjë provë që tregon se kam kryer ndonjë krim

Veseli: Nuk ka asnjë provë që tregon se kam kryer ndonjë krim

Aktuale February 18, 2026 - 14:53

Kadri Veseli ka mbajtur sot deklaratën përmbyllëse para Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë.

Veseli në fjalën e tij tha se gjykata duhet me çdo kusht të mbrojë drejtësinë, të vërtetën dhe pafajësinë, “ky është edhe shkaku pse iu bashkova atyre mijëra grave dhe burrave që u rreshtuan për lirinë e Kosovës, edhe pse i kam shërbyer gjithë jetën time vendit tim”.

Ai tha se ka besuar gjithmonë se populli i Kosovës meritonte të jetojë i lirë si çdo komb tjetër.

“Kam besuar gjithmonë se populli i Kosovës kishte të drejt si çdo komb tjetër për të jetuar në liri e dinjitet, kurrë nuk kam besuar se dhunua urrejtja apo hakmarrja mund të jenë udhërrëfyes të ndershëm”, tha Veseli.

Ai përmendi se ka jetuar nën persekutim të shteti serb.

“Familja ime dhe unë kemi jetuar nën persekutim të shtetit serb, ky është një realitet konkret që e ka prekur secilin anëtarë të familjes sime. Unë e di qa do të thotë të jesh i pambrojtur, të jetosh nën kërcënim të vazhdueshëm kjo është një përvojë që nuk dua të ja uroj askujt”.

Ai u shpreh i bindur se nuk ka asnjë provë që tregon se ka kryer krime për të cilat thotë Prokuroria.

“Nuk ka asnjë provë që tregon se kam kryer ndonjë krim, nuk është provuar asnjë veprim i kundërligjshëm që është kryer nga unë”, tha Veseli në deklaratën e tij përmbyllëse. /Zëri