“Agjërim të lehtë e të pranueshëm”, Haradinaj uron fillimin e Ramazanit
Foto: Laura Hasani

“Agjërim të lehtë e të pranueshëm”, Haradinaj uron fillimin e Ramazanit

Aktuale February 18, 2026 - 19:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar fillimin e muajit të Ramazanit.

Ai ka uruar që ky muaj të sjellë më shumë të mira shpirtërore, begati dhe mirëqenie.

“Muaji i Ramazanit forcon ndjenjën e sakrificës, vetëpërmbajtjes, mëshirës, afrimit dhe faljes mes njerëzve, vlera këto me të cilat shqiptarët u mishëruan gjatë tërë historisë së tyre”.

“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, diasporë dhe trojet shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të Ramazanit! Agjërim të lehtë e të pranueshëm!”, shkruan Haradinaj në Facebook.