LVV-ja ende pa emër për president, AAK-ja ia “propozon” Ramush Haradinajn
Përderisa afati për zgjedhjen e presidentit të ri po afrohet, partia me shumicën parlamentare, Lëvizja Vetëvendosje, ende nuk e ka përmendur ndonjë propozim të preferuar të saj. Në këtë parti thonë se për këtë do të vendosin pas konsultimeve me subjektet e tjera politike.
“Ende ne nuk e kemi diskutua në lidhje me propozimin se kush do të jetë i përzgjedhuri ose i preferuari jonë për çështjen e presidentit, besoj se në diskutimit të cilat do t’i bëjë kryetari i LVV-së me subjekte politike do të reflektojmë te përzgjedhja më e mirë e mundshme që do t’i shërbejë edhe Kosovës, proceseve”, tha Abrashi.
Por në AAK janë më konkretë në këtë kuptim. Thonë se kandidati më i përshtatshëm për president është Ramush Haradinaj. Këtë e pohon edhe bashkëpartiakja Time Kadrijaj, sipas së cilës Haradinaj është figura më e denjë për president, i cili mbase do të merrte votën e opozitës në përgjithësi.
“Emri më i konsensual që ish pranu edhe për opozitën do të ishte Ramush Haradinaj. Sepse figura e Haradinajt është një figurë tepër konsensuale ..dhe marrë parasysh kontributin që ka dhënë për shtetin dhe lidhjet e forta që ka me Amerikën, ndoshta do të ishte njeriu më adekuat që do të ishte propozuar”, tha Kadrijaj.
Ndonëse e vlerësojnë figurën e Haradinajt, në PDK-së thonë se nuk kanë diskutuar për këtë çështje, por njëfarë forme po presin propozimin e Vetëvendosjes.
“Sigurisht këto tema te presidenti janë aktual ne marrim një vendim te përbashkët si parti dhe përderisa nuk i diskutojmë brenda strukturave dhe nuk dalim me qëndrim sigurisht ai qëndrimet nuk bëhen publike sigurisht ne kemi vlerësime maksimale edhe për Haradinaj për kontributin e tij, por në aspektin e zgjedhjes së presidentit mbetet te shihet qartë se cili është propozimi u shumicës dhe pastaj të shikojmë, por kryetari Hamza ka thënë se pa një marrëveshje politike nuk duhet të…. vota e PDK-së”, tha ai për rtv21.
Ndërsa në LDK, pavarësisht insistimit tonë për të marrë një qëndrim të tyre nëse do të mbështesnin Ramush Haradinajn për president, nga ky subjekt nuk u deklaruan për këtë çështje.
As në LVV nuk deshën të fokusohen në kandidimin e mundshëm të Haradinajt për këtë post, por thanë se zgjedhja e presidentit është çështje e vullnetit politik.
“Kriteret e secilit kandidat për president janë përcaktuar me Kushtetutë dhe ligj dhe kushdo që i përmbush ato kritere nuk është që paraqet ndonjë pengesë, por se janë çështja të tjera në pyetje janë çështje te vullnetit politik dhe do të ulemi te diskutojmë me akterë të ndryshëm”.
Së fundmi Ramush Haradinaj dhe dorëheqje nga pozita e kryetarit të AAK-së.