Komisioni për AKI-në nënshkruan letrën e zotimit për informatat nga Inteligjenca
Foto: Laura Hasani

Komisioni për AKI-në nënshkruan letrën e zotimit për informatat nga Inteligjenca

Aktuale February 19, 2026 - 10:49

Është mbledhur Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku në rend të ditës është shqyrtimi i projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Por fillimisht ata nënshkruan një letër zotimi për në lidhje me përmbajtjen nga informatat e rezervuara që ofron AKI-ja.

“Para vetes e kemi dhe një letër, me të cilën ne zotohemi dhe deklarohemi në lidhje me përmbajtjen nga informatat e rezervuara që na ofrohen nga AKI-ja. Ju kisha lutur që para se të fillojmë ta nënshkruajmë”, tha kryetari i Komisionit, Anton Quni. /eo

Image

Image