Kosova dhe Irlanda thellojnë bashkëpunimin para Presidencës irlandeze të BE-së

Kosova dhe Irlanda thellojnë bashkëpunimin para Presidencës irlandeze të BE-së

Aktuale February 19, 2026 - 17:25

Në prag të Presidencës irlandeze të Bashkimit Evropian, Kosova dhe Irlanda kanë konfirmuar përkushtimin e përbashkët për forcimin e partneritetit dhe vazhdimin e dialogut të rregullt politik në funksion të stabilitetit, sigurisë dhe avancimit të agjendës evropiane.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se takimi u zhvillua në Dublin, ku delegacioni i Republikës së Kosovës, i kryesuar nga drejtori i Departamentit për Evropë, BE dhe Rajon, Mentor Tahiri, u prit nga pala irlandeze e udhëhequr nga drejtori për Zgjerim dhe Njësinë për Evropën Juglindore, Frank Smyth.

Sipas njoftimit, takimi shënoi një moment të rëndësishëm në avancimin e dialogut politik dhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve, raporton Zeri.info.

Gjatë konsultimeve, palët diskutuan për zhvillimet e përgjithshme në Kosovë dhe Irlandë, marrëdhëniet bilaterale dhe avancimin e tyre, procesin e integrimit evropian të Kosovës, zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, si dhe sfidat globale të sigurisë.

Po ashtu, u theksua rëndësia e bashkëpunimit shumëpalësh në kuadër të organizatave dhe forumeve ndërkombëtare. /Zëri