Nesër seanca për buxhetin
Foto: Laura Hasani

Nesër seanca për buxhetin

Aktuale February 19, 2026 - 17:34

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nesër me fillim nga ora 11:00 do të mblidhen në seancë plenare.

Në rend të ditës do të jetë veç 1 pikë e rendit të ditës, ajo e shqyrtimit të dytë të Projektligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Derisa para disa ditësh buxheti në vlerë prej 4 miliardë eurosh ka kaluar në lexim të parë.