Rama ngre çështjen e Hagës në Bordin e Paqes: Le të bëjmë diçka para se të bëhet më keq [video]
Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Ai iu drejtua Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, duke i thënë se ish-krerët e UÇK-së, përfshirë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, po mbahen në një gjyq prej 6 vitesh.
Ai kritikoi drejtësinë europiane, që sipas tij është sponsorizuar nga disa vende prezente në Bordin e Paqes dhe që duhet t’i vijë turp.
“Më lejoni t’ju tërheq vëmendjen dhe për një konflikt afër shtëpisë tonë, ku presidenti Trump u ndal te Kosova dhe Serbia, duke e bërë të famshme në të gjithë botën, ish-Presidenti i Kosovës po shpenzon 6 vjet në një gjyq të urryer të sponsorizuar nga disa vende demokratike, disa presidente këtu, që duhet të jenë të turpëruar nga kjo drejtësi. Vetëm një javë më parë, një tjetër prokuror kërkoi 45 vite burg për të, duke u tërhequr para një shteti që kërkon drejtësi. Z. President, le të bëjmë diçka para se siç thatë dhe ju, para se gjëra më të këqija të ndodhin”, tha Rama. /tch