Përmbyten rrugët e Durrësit, vështirësi në lëvizje
Aktuale
February 20, 2026 - 10:40
Reshje intensive të shiut kanë përfshirë qytetin e Durrësit këtë mëngjes.
Rrugët janë mbushur me ujë dhe për pasojë është vështirësuar ndjeshëm lëvizja e këmbësorëve dhe automjeteve.
Uji ka mbuluar pjesërisht korsitë e qarkullimit, ndërsa drejtuesit janë detyruar të ecin me shpejtësi të reduktuar për të shmangur defektet ose aksidentet. /tch