Bordi i Paqes, Hamza: PDK-ja pa asnjë rezervë e përkrah këtë zotim
Foto: Laura Hasani

Bordi i Paqes, Hamza: PDK-ja pa asnjë rezervë e përkrah këtë zotim

Aktuale February 20, 2026 - 12:15

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se PDK-ja e përkrah pa asnjë rezervë zotimin e Kosovës në Bordin e Paqes kurdo që ai do të vijë për ratifikim në Kuvend.

Hamza tha se partia e tij këtë zotim dhe Bordin e Paqes, në të cilin është pjesëmarrëse edhe Kosova e vlerëson si diçka pozitive.

“PDK-ja gjithmonë e përkrah me qenë Kosova aty ku është SHBA-ja. Ne e vlerësojmë si diçka pozitive dhe sigurisht që Kosova do ta japë kontributin e vetë brenda këtij bordi (Bordi i Paqes) varësisht prej asaj që kërkohet e çka janë mundësitë e Kosovës. Gjithsesi dhe pa asnjë rezervë”, tha Hamza. /rtv21.