Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Genc Nimoni emërohet zëvendësministër i Drejtësisë

Aktuale February 20, 2026 - 15:25

Kryeministri Albin Kurti ka emëruar Genc Nimonin në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.

Gjatë mandatit të kaluar Nimoni ka shërbyer si shef i Kabinetit të ministres së Drejtësisë.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Kurti e uroi Nimonin për detyrën dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive e tij.