Në mars do të hapet konkursi për 320 ushtarë të rinj në FSK
Aktuale
February 20, 2026 - 15:25
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e ushtarëve të rinj në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ku do të rekrutohen gjithsej 320.
Afati për aplikim është caktuar nga 2 marsi deri më 27 mars.
Të drejtë aplikimi kanë shtetasit e Kosovës nga mosha 18 deri në 25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm.
Kandidatët duhet të plotësojnë edhe kriteret shtesë: gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore, si dhe përkushtim për të shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm.
“Aplikimi bëhet përmes: https://rekrutimi.fsk-ks.org”, thuhet në njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes.