Osmani takohet me sekretarin Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës me SHBA-në

Osmani takohet me sekretarin Rubio: Diskutuam për forcimin e aleancës me SHBA-në

Aktuale February 20, 2026 - 20:07

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Osmani tha se dikutuan për mundësitë për forcimin e aleancës me SHBA-në.

“Në veçanti, e falenderova për përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, për mbështetjen vendimtare amerikane për sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, si dhe për prezencën ushtarake amerikane në Kosovë si prezencë kyqe për paqen e stabilitetin në rajon. Diskutuam për rëndësinë e madhe të anëtarësimit të Kosovës në NATO, si dhe për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit në ekonomi e mbrojtje, si pjesë e partneritetit tonë strategjik”, thuhet në njoftim. /Zëri