Besnik Tahiri pret të rinj nga Shqipëria në Kuvend, thirrje për angazhim dhe bashkëpunim
Aktuale
February 22, 2026 - 14:34
Deputeti i AAK-së Besnik Tahiri mirëpriti një grup të rinjsh ambiciozë të udhëhequr nga deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Sara Mila, në Kuvendin e Kosovës.
Gjatë vizitës, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur mbi rolin e institucioneve në fuqizimin e të rinjve dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Tahiri u bëri thirrje të rinjve shqiptarë që të besojnë në potencialin e tyre, të angazhohen në jetën publike dhe të ndërtojnë të ardhmen me guxim, dije dhe bashkëpunim.