Ky është moti për ditën e hënë
Foto: Laura Hasani

Ky është moti për ditën e hënë

Aktuale February 23, 2026 - 08:01

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të hënën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 dhe -1 gradë Celsius, ndërkaq maksimalet do të arrijnë nga 9 deri në 13 gradë Celsius.

“Era do të fryjë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1 deri në 4 metra në sekondë”, thuhet në njoftim. /Zëri