Sot do të takohen Kurti e Abdixhiku, shkak çështja e presidentit
Aktuale
February 23, 2026 - 08:12
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet konsultative me liderët e opozitës në lidhje me çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Gjatë ditës së hënë, ai pritet të takohet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Ky lajm u bë i ditur përmes një njoftimi nga Qeveria e Kosovës.
Kujtojmë se të dielën Kurti u takua me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza. /Zëri